Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ofron Ronaldon plus para për Osimhenin

Skuadra e Manchester Unitedit ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Napolit, nigeriani Victor Osimhen, të cilin po synon ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar.

“Calciomercatoweb” ka shkruar të mërkurën se Unitedi tashmë ka kontaktuar Napolin dhe i ka bërë ofertë zyrtare për Osimhenin.

Duke pasur parasysh se Napoli vlerëson nigerianin 100 milionë euro, Unitedi ka ofruar kartonin e Cristiano Ronaldos plus 60 milionë euro për ta bindur ekipin italian në lirimin e Osimhenit.

Ronaldo ka kohë që po kërkon largimin nga Unitedi, ndërsa Osimhen më herët pati deklaruar se është i gatshëm për të luajtur në Premier League.

23-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm