Skuadra e Napolit është dorëzuar në luftën për ta mbajtur sulmuesin Victor Osimhen, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha të Evropës, përfshirë edhe ato nga Premier League. Insistimi i Manchester Unitedit dhe Arsenalit, kanë detyruar drejtuesit e Napolit që t’ia caktojnë çmimin nigerianit, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.
Për ta lënë të lirë Osimhenin gjatë kësaj vere, Napoli po kërkon hiç më pak se 100 milionë euro.
Po ashtu, edhe Osimhen është i interesuar që karrierën ta vazhdojë në Angli, ku po vlerësohet lart nga Unitedi e Arsenali. Në sezonin 2021/22, Osimhen ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 32 paraqitje në të gjitha garat.