Victor Osimhen nga sezoni i ardhshëm mund të luajë në Premier League të Anglisë. Është Manchester United që vazhdon të insistojë në shërbimet e sulmuesit të Napolit. Për nigerianin 24-vjeçar interesim kanë shprehur edhe Chelsea dhe Paris Saint-Germaini.
Osimhen ka shkëlqyer në sezonin aktual, duke shënuar 21 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat. Ai për Napolin ka kontribuar edhe me katër asistime.
Pjesë e Napolit është prej vitit 2020. Karrierë ka bërë edhe te Lille në Francë dhe Wolsburgu në Gjermani. Me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.