Manchester Unitedi është duke e konsideruar transferimin e mbrojtësit të Lillet, Sven Botman, ka shkruar të mërkurën “Football Insider”.
Milani ishte lider për transferimin e 25-vjeçarit, çmimi i të cilit është rreth 25 milionë funte.
Por, Unitedi tani duket se është në “pole-position” për ta siguruar nënshkrimin e Botmanit.
Ai është shumë i pëlqyer për trajnerin holandez, Erik ten Hag, për të cilin mund të jetë transferimi i parë.
Tek Hag nga fillimi i sezonit të ardhshëm do të jetë në krye të “djajve të kuq”. Ai i fitoi dy tituj rresht me Ajaxin në Holandë, dhe vendosi për aventurë të re në karrierë.