Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Botman prezantohet te Newcastle

Sven Botman është përforcimi më i ri i Newcastle Unitedit për sezonin 2022/23. Mbrojtësi holandez është prezantuar tek ekipi anglez të mërkurën.

Botman me ekipin e ri ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Botman te Newcastle është transferuar nga Lille për 40 milionë euro dhe po vlerësohet si përforcim i madh për mbrojtjen.

Për shërbimet e Botmanit, Newcastle ka mposhtur konkurrencën e fortë të Milanit, ekip që gjithashtu ishte i interesuar për 22-vjeçarin. Botman ishte pjesë e Lillet prej vitit 2020, kurse sezonin e fundit kontribuoi me tre gola e një asistim në të gjitha garat.