Newcastle ka arritur marrëveshje për transferimin e Sven Botmanit të Lillet, që luan edhe me Përfaqësuesen U21 të Holandës.
Skuadra që drejtohet nga Eddie Howe provoi ta transferonte 22-vjeçarin në muajin janar, por kishte konkurrencën e madhe nga Milani.
Qndërmbrojtësi pritet t’i kushtojë Newcastlet rreth 30 milionë funte.
Në muajin janar, Newcastle e transferoi Kieran Trippierin dhe qendërmbrojtësin e Brightonit, Dan Burn.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Matt Target po ashtu u huazua nga Aston Villa, e më pas u transferua përfundimisht.
Edhe
Woltemade, transferimi rekord i Newcastlet
Newcastle më herët gjatë kësaj jave zyrtarizoi edhe portierin Nick Pope nga Burnley.
Në tetor të vitit 2021, pronarët e rinj nga Arabia Saudite e kthyen skuadrën në një nga ekipet më të pasura në botë.