Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle shpreson në transferimin e Botmanit

Newcastle United është duke shpresuar në transferimin e mbrojtësit holandez, Sven Botman, raportojnë mediumet në Angli.

Skuadrës angleze i duhet ta fitoj garën me disa skuadra të ndryshme në Evropë, përfshirë Milanin që po insiston për 21-vjeçarin.

Reprezentuesi i Holandës me skuadrën franceze Lille ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Me kampionin në fuqi të Francës, Botman ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.

Artikuj të ngjashëm