Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Botman refuzon Newcastlen, e pret Milanin

Mbrojtësi i Lillet, Sven Botman, ka refuzuar ofertën e Newcastle Unitedit. Mbrojtësi holandez u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të transferohet te skuadra e Premier Leagues.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se 21-vjeçari po shpreson të transferohet te Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Drejtuesit e klubit italian kanë nisur bisedimet me Lillen, që po kërkon 30 milionë euro për Botmanin.

“Kuqezinjtë” e kanë kërkuar në formë huazimi mbrojtësin, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.