Newcastle United po refuzon të heqë dorë nga transferimi i mbrojtësit të Lillet, Sven Botman, raporton “Football Insider”.
Në Angli raportohet se Newcastle do t’i bëjë ofertë të re Botmanit gjatë këtyre ditëve për ta bindur t’i bashkohet gjatë verës. Anglezët e dëshiruan transferimin e 22-vjeçarit edhe në janar. Në garë për Botmanin është edhe Milani.
Futbollisti i Holandës me klubin francez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.