Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon Botmanin

Paris Saint-Germaini po insiston në transferimin e mbrojtësit Sven Botman. “FootMercato” raporton të enjten se Parisi nuk ka hequr dorë nga holandezi, i cili është pjesë e Newcastle Unitedit. Botman u kërkua edhe vitin e shkuar nga ekipi francez, por Newcastle fitoi garën për shërbimet e tij pasi ofroi 40 milionë euro.

23-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë, ndërsa Parisi ka gati ofertën prej 60 milionë eurosh për transferimin e tij këtë verë.

Botman te Newcastle u transferua nga Lille, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Këtë sezon Botman ka 30 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Newcastle Unitedit.