Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kthen sytë kah Botmani

Paris Saint-Germaini po përpiqet të sjellë një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të vërës.

Sipas “Le10 Sport”, kampioni francez është dorëzuar për transferimin e Milan Skriniarit pas kërkesës së lartë të Interit dhe ka kthyer interesimin kah Steve Botmani i Lillet.

Mbrojtësi holandez pritet të largohet nga Lille, pasi është duke u kërkuar nga skuadra të njohura evropiane.

Parisi është i gatshëm të dërgojë një ofertë për Botmanin, që ka qenë i lidhur prej kohësh edhe me Milanin e Newcasstlen.

Artikuj të ngjashëm