Manchester Unitedi është futur në garë për mbrojtësin holandez, Sven Botman, ka raportuar “The Sun” të mërkurën.
Botman pritet të largohet nga Lille këtë verë dhe Unitedi është i gatshëm të ofrojë rreth 35 milionë euro për transferimin e tij. Botman po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag.
Botman ka kontratë me Lillen deri në vitin 2025, kurse krahas Unitedit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Milani e Newcastle.
Artikuj të ngjashëm