Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon portierin e Kroacisë

Manchester United dëshiron transferimin e portierit të Dinamo Zagrebit dhe Kroacisë, Dominik Livakoviq. Portieri 28-vjeçar ka luajtur në 30 ndeshjet e kampionatit kroat me fanellën e Dinamos.

Ai ka treguar paraqitje të mira edhe në Kupën e Botës që u zhvillua në fund të vitit të kaluar në Katar.

Livakoviq vlerësohet rreth 15 milionë euro në tregun e transferimeve. Ai me gjigantin kroat ka kontratë deri në qershor të vitit ë ardhshëm.

Ai ende nuk ka vazhduar kontratën me Dinamon, me synimin për t’u transferuar në verë në ndonjë klub të madh evropian. Nga viti 2017, me fanellën e Kroacisë ka luajtur 43 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm