Portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviq, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të paraqitet në Bundesligë. “Kicker” ka njoftuar te premten se Livakoviqi mund t’i bashkohet skuadrës së Bayern Munichut. Mësohet se Bayerni tashmë ka nisur negociatat me Dinamon e Zagrebit për transferimin e Livakoviqit këtë verë.
28-vjeçari po shihet te Bayerni si përforcim i duhur për portën, ndërsa pati paraqitje të mira edhe në kupën e botës “Katari 2022”.
Ai është pjesë e ekipit kroat prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Livakoviqi ka 33 paraqitje këtë sezon, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro.