Pas Juventusit edhe Bayern Munichu është futur në garë për portierin e Kroacisë, Dominik Livakoviqin. Portieri i Dinamo Zagrebit po shkëlqen në turneun e Katarit dhe falë pritjeve të tij, Kroacia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit.
Në fakt, 27-vjeçari po llogaritet si kandidati kryesor për t’u shpallur portieri më i mirë i Kupës së Botës, ndërsa Bayerni po planifikon ofertën për transferimin e tij. Mësohet se Livakoviq ka bindur drejtuesit e ekipit gjerman, i cili po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRealisht, Bayerni është në kërkim të një portieri për pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit të Manuel Neuerit. Livakoviq ka kontratë me ekipin nga Kroacia deri në vitin 2024.