Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Livakoviq drejt Villarrealit

Portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviq, do ta vazhdojë karrierën në La Liga të Spanjës, ka njoftuar të martën “AS”.

Thuhet se Livakoviqi do të transferohet te Villarreali, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me Dinamo Zagrebin. Për kartonin e Livakoviqit, mësohet se ekipi spanjoll është pajtuar të paguajë 10 milionë euro, duke pasur parasysh se kontrata me Dinamon i skadon vitin tjetër.

28-vjeçari muajin tjetër pritet të prezantohet te skuadra spanjolle, me të cilën do të firmosë kontratë katërvjeçare.

Livakoviqi gjatë tërë karrierës ka luajtur në Kroaci, ndërsa është pjesë e Dinamo Zagrebit prej vitit 2015. Ai është edhe reprezentues i Kroacisë, ndërsa në Botërorin e mbajtur në Katar pati paraqitje tejet të mira.