Portieri kroat, Dominik Livakoviq ka kaluar nga Dinamo Zagrebi te Fenerbahçe, ka njoftuar klubi turk të enjten.
Ish-kapiteni i Dinamos kaloi te skuadra turke pas negociatave të gjata. Ai u largua nga Dinamo Zagrebi pas tetë vjetësh.
Me Dinamon ka fituar gjashtë tituj të kampionit të Kroacisë. Livakoviq 28-vjeçar, është nga Zara.
Ka luajtur edhe për Zagrebin, ndërsa te Dinamo ishte prej vitit 2015. Për Kroacinë i ka 45 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm