Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ka hapur bisedimet me Barçën për De Jongun

Manchester United ka hapur bisedimet me Barcelonën për Frenkie de Jongun, raporton gazetari italian Fabrizio Romano të enjten. Klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë 85 milionë euro për holandezin.

De Jong nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, por nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë mesfushori dëshiron t’i bashkohet një klubi që luan në Ligën e Kampionëve. Unitedi nuk është në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por çështja financiare te Barcelona mund ta bëjë një shitje të panegociueshme.

25-vjeçari De Jong iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2019, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm