Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Tielemansin

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin belg Youri Tielemens.

Te Manchesteri e shohin Tielemansin si zëvendësim për francezin Paul Pogba, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga "Old Trafford" gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.

Tielemans në gjashtë muajt e fundit të edicionit 2018/19 ka luajtur në Premier League te Leicesteri, pasi ishte huazuar nga Monaco. 22-vjeçari, në 13 ndeshje në kampionatin anglez shënoi tri gola dhe asistoi pesë herë.

Te Manchesteri janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.

Tielemans ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe Anderlechti. Ai ka edhe 21 ndeshje me Belgjikën.