Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është duke menduar të bëjë ofertë për anësorin shqiptar të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.
Gazeta britanike “The Sun” raporton se Mourinho është mahnitur me formën e treguar nga Shaqiri në Botëror dhe shërbimet e tij mund t’i sigurojë për më pak se 12 milionë funte.
Stoke City nuk është më pjesë e Premier Ligës, por Shaqiri ka konfirmuar se do të mbetet në elitën angleze. Për të ka shprehur interesim edhe Liverpooli, mirëpo për shërbimet e tij së fundmi ka shprehur interesim edhe Unitedi.
26-vjeçari ka realizuar 15 gola në 92 paraqitje për Stoke Cityn.