Jose Mourinho raportohet se kishte tentuar të transferonte Xherdan Shaqirin në Manchester United, para se Liverpooli të siguronte shërbimet e lojtarit.
27-vjeçari realizoi dy gola të dielën në fitoren 3 me 1 të Liverpoolit ndaj Unitedit, në derbin e parë të madh që nga kalimi verës prej Stoket për 12 milionë funte.
“Manchester Evening News” raporton se para kalimit te Liverpooli, Shaqiri ishte cak i Mourinhos që e kishte konsideruar si lojtar të duhur për të mbushur zbrazëtirat në skuadrën e tij.
Megjithatë, portugezi nuk kishte vendosur të aktivizojë klauzolën e lojtarit.
Shaqiri ka shënuar pesë herë në 13 paraqitje sivjet në Premier Ligë.
Artikuj të ngjashëm