Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri afër transferimit te Liverpooli

Liverpooli shpreson në transferimin e Xherdan Shaqirit gjatë muajit korrik, raporton Goal.com.

Jurgen Kloppi e ka identifikuar anësorin shqiptar të Stoke Cityt si një prej lojtarëve që mund të përforcojë sulmin, derisa klauzola e 26-vjeçarit e bën edhe më atraktive transferimin e tij te klubi nga Anfieldi.

Goal raporton se Shaqiri do t’i kushtojë Liverpoolit 17 milionë euro për shkak të largimit të Stoke Cityt nga Premier Liga dhe këtë kalim e dëshiron edhe ish-anëtari i Bayern Munichut e Interit.

Shaqiri publikisht ka pranuar se dëshiron të mbetet në Premier Ligë dhe bisedimet mes klubeve ende janë duke u zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm