Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Jordi Alban

Manchester Unitedi raportohet se ka vënë kontaktet e para me agjentin e mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alban për një transferim të mundshëm në Old Trafford gjatë verës së vitit 2019.

Albas i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale dhe gjatë tetorit Barça bëri të ditur se vazhdimi i kontratës me mbrojtësin nuk është prioritet i klubit.

Mundo Deportivo raporton se Barça do të nisë bisedimet për kontratën e re, por këtë moment janë duke e shfrytëzuar klubet tjera për ta bindur 29-vjeçarin që të ndërrojë mendje.

Unitedi raportohet se i ka thënë agjentit të Albas, Vicente Fores se janë të interesuar për transferimin e tij në Premier Ligë edhe pse Luke Shaw është në formë të mirë sivjet në krahun e majtë.

Klubi anglez përballet me konkurrencën e Juventusit për transferimin e Albas.