Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jordi Alba në radarin e Unitedit

Jordi Arba mund të transferohet te skuadra e Manchester United, raporton “El Nacional”. Interesim për mbrojtësin spanjoll të krahut të majtë kanë shprehur edhe klube tjera, por Unitedi vlerësohet favorit.

Barcelona është e gatshme ta lirojë Alban nëse paraqitet një ofertë e përshtatshme. Ai po luan rregullisht në “Camp Nou”, por shkaku i financave mbrojtësi i Spanjës mund të lirohet nga Barcelona.

32-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Barçën. Këtë edicion ka luajtur katër ndeshje në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve. Në të dyja garat ka asistuar nga një herë.

Artikuj të ngjashëm