Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi po interesohet për Alban

Interi është i interesuar për Jordi Alban e Barcelonës, pretendon “Mundo Deportivo”. Raportohet se klubi italian është i gatshëm që për mbrojtësin spanjoll, në marrëveshje të ofrojë edhe lojtarë. Por, po ashtu bëhet e ditur se për momentin, prioritet i Interit për krahun e majtë mbetet Marcos Alonos i Chelseat.

Jordi Alba ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024. Largimi i tij mund të ndodhë edhe për faktin se drejtuesit e klubit nga Katalonja ua kanë bërë të qartë lojtarëve që pagat e tyre do të ulen.

Alba ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 15 asistime në 49 ndeshje për Barcelona në sezonin e fundit. Ai është pjesë e Spanjës në “Euro 2020” ku në dy ndeshjet e para ishte edhe kapiten në mungesë të Busquetsit. Me përfaqësuesen spanjolle ka realizuar tetë gola në 74 ndeshje.