Mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba, do t’i bashkohet Lionel Messit dhe Sergio Busquetsit në Inter Miami, ka thënë presidenti i klubit, Jorge Mas.
Mas ka thënë se 34-vjeçari, mbrojtës i krahut të majtë, ka nënshkruar kontratë dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atlantas, të martën.
Alba, i cili u largua nga Barcelona këtë verë kur edhe i skadoi kontrata, i kaloi më shumë se dhjetë vjet me gjiganten spanjolle.
Alba ka shënuar 27 gola në 459 ndeshje.
Ai ndihmoi Barcelonën t’i fitonte gjashtë tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015.
Edhe
Busquets dhe Alba e përfundojnë karrierën e mahnitshme si kampionë
Tek Inter Miami më herët janë transferuar edhe Messi dhe Busquets, që kanë nënshkruar kontrata deri në vitin 2025.
Kësaj treshe mund t’i bashkohet edhe Luis Suarez, që aktualisht është pjesë e Gremios në Brazil.