Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter Miami zyrtarizon Jordi Alban

Inter Miami ka transferuar një tjetër legjendë të Barcelonës, Jordi Alban.

Alba i është bashkuar në skuadrën amerikane dy ish-bashkëlojtarëve te Barcelona, Lionel Messit dhe Sergio Busquetsit.

Lajmi është zyrtarizuar të enjten në mbrëmje nga klubi i ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm 24 orë para se Messi të debutojë në Kupën e Ligës në MLS.

Alba i bashkohet Inter Miamit si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Barcelonën u shkëput me marrëveshje të dyanshme në muajin maj.

Ai kishte edhe një vit kontratë me Barcelonën.

Me Messin dhe Busquetsin, Alba ka luajtur te Barcelona nga viti 2012 deri në vitin 2021, kur Messi u transferua te PSG-ja.

Me Barcelonën, Alba ka fituar 18 trofe, ndërsa në nivel përfaqësuesesh, me Spanjën e fitoi Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.

Edhe mbrojtësi i krahut të majtë mund të debutojë të premten në duelin kundër Cruz Azulit.

Artikuj të ngjashëm