Sergio Busquets ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Inter Miamin. Skuadra amerikane ka njoftuar për transferimin e Busquetsit të dielën.
Mesfushori 35-vjeçar pritet t’i bashkohet Inter Miamit në ditët e ardhshme. Por ish-mesfushori i Barcelonës mezi pret ta nis aventurën e re me Inter Miamin.
Te Inter Miami, spanjolli do të bashkohet pas disa vjetësh me yllin argjentinas, Lionel Messin.
“Kjo është një mundësi e veçantë dhe emocionuese. Mezi po pres këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miamin. Më bëri përshtypje kur erdha me Barcelonën viti ne kaluar dhe tani jam i lumtur dhe gati ta përfaqësoj vet klubin. Mezi pres të filloj”, ka thënë Busquets për faqen zyrtare të klubit që garon në MLS të SHBA-ve.