Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon Alban

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Jordi Alban, ka njoftuar të hënën “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Barça është gati ta shesë Alban, i cili nuk bindi me paraqitjen e tij ndaj Rayo Vallecanos, që përfundoi pa gola dhe i takoi xhiros së parë në La Liga.

Te Juventusi po shikojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe të bëjnë ofertë zyrtare për Alban, pasi janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Kartoni i 33-vjeçarit vlerësohet rreth nëntë milionë euro. Alba ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024.