Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Ricen

Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mesfushorit Declan Rice.

Unitedi ka nisur negociatat me West Ham Unitedin, pasi po synon transferimin e Ricet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer po kërkon një mesfushor dhe po e sheh Ricen si përforcim të duhur për repartin e mesfushës.

Rice është reprezentues i Anglisë dhe njëri prej lojtarëve kyç të West Hamit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Këtë edicion, mesfushori 22-vjeçar ka dy gola e dy asistime në nëntë ndeshje. Kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm