Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.
Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se ekipi anglez po mundohet ta bindë Sevillan për ta liruar 22-vjeçarin, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mësohet se për Kounden, ekipi spanjoll po kërkon të paktën 80 milionë euro dëmshpërblim, pasi francezi ka kontratë deri në vitin 2024 dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga.
Kounde këtë edicion ka 18 paraqitje për Sevillan ku ka shënuar dy gola, kurse ekipit spanjoll iu bashkua vitin e shkuar nga Bordeauxi për 25 milionë euro.
Në verë, interesim për Kounden pati treguar edhe Manchester City, por oferta prej 55 milionë eurosh u pat refuzuar nga drejtuesit e ekipit spanjoll.