Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Aaronsin

Skuadra e Manchester Unitedit po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Max Aarons, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën.

Mësohet se Unitedi po bën gati ofertën për ta bindur Norwich Cityn në lirimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Është trajneri Erik ten Hag që po kërkon një mbrojtës krahu dhe po insiston në transferimin e 22-vjeçarit. Unitedi edhe vitin e shkuar e pati kërkuar Aaronsin, por Norwichi pati refuzuar ofertën prej 20 milionë eurosh.

Tani, Unitedi është i gatshëm të ofrojë mbi 20 milionë euro për kartonin e Aaronsit, i cili ka kontratë me Norwichin deri në vitin 2024. Norwichi këtë edicion po bën gara në Championship, ndërsa Aarons ka një asistim në 17 paraqitje.