Manchester Unitedi siç duket është i gatshëm të largojë Marouane Fellaini dhe është vënë në aksion për të gjetur zëvendësuesin e tij.
The Sun raporton se “Djajtë e Kuq” kanë identifikuar mesfushorin e Atalantas, Bryan Cristanten si zëvendësues të belgut, transmeton Koha.net.
Performancat e Cristantes në huazim te klubi i Serie A kanë bindur Jose Mourinhon që të hyjë në garë për 22 vjeçarin.
Atalanta ka të drejtë blerje të Cristantes nga Benfica për 11 milionë euro në fund të sezonit, dhe më pas mund ta shesë tek Unitedi për 35 milionë euro.