Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma afër transferimit të Cristantes

Mesfushori i Atalantas, Bryan Cristante pritet të zyrtarizohet te Roma, por ky kalim nuk pritet të realizohet deri më 1 korrik.

Klubi italian ka pranuar mundësinë e blerjes së 23-vjeçarit nga Benfica, por do ta shesë menjëherë te klubi romak.

Sky Sports raporton se Atalanta ka pranuar një ofertë prej 30 milionë eurove për të, por mbetet të diskutohet forma e pagesës së kësaj shume.

Cristante pritet të huazohet te Roma për 5 milionë euro me kusht që sezonin e ardhshëm të bëjë permanente kalimin për 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm