Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e sheh opsion të mirë blerjen e Nunezit

Manchester Unitedi e sheh si opsion të mirë blerjen e sulmuesit të Benficas, Darwin Nunez.

Blerja e tij mund të realizohet vetëm nëse Cristiano Ronaldo largohet gjatë verës, raportoi “Express Sport” të hënën.

Unitedi, po ashtu në opsion ka edhe blerjen e Lautaro Martinezit të Interit dhe yllin e Ajaxit, Sebastian Haller.

Synimi i klubit anglez për sezonin e ardhshëm është titulli i kampionit në Premier League.

Sulmuesi 22-vjeçar kushton 40 milionë euro. Futbollisti i Uruguait për klubin e Benficas në 40 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 34 gola dhe ka kontribuar me katër asistime.