Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e përcjell situatën e Gravenberchut

Manchester Unitedi është në përcjellje të lojtarit që vlerësohet shumë te Ajaxi, Ryan Gravenberch.

Mesfushori Gravenberch shihet edhe si një prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës së tij në futboll, dhe vlerësohet si përforcim i duhur për mesfushën e “djajve të kuq”.

“The Athletic” ka raportuar se 19-vjeçari është synimi kryesor i Unitedit, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Për yllin e Ajaxit më parë është interesuar edhe gjiganti i Bundesligës gjermane, Bayern Munichu.

Gravenberch vjen nga akademia e famshme e Ajaxit, që ka nxjerrë lojtarë si Donny van de Beek, i cili e la Unitedin për t’u transferuar si i huazuar te Evertoni në muajin janar.

Gravenberch ka luajtur në 97 ndeshje me ekipin e parë të Ajaxit dhe ka shënuar 11 gola.

Artikuj të ngjashëm