Mesfushori Ryan Gravenberch do të largohet nga Bayern Munichu në verë për ta vazhduar karrierën në Angli. “The Athletic” ka raportuar të mërkurën se Gravenberch do t’i bashkohet Liverpoolit, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale.
Liverpooli po negocion me Bayernin për lirimin e tij në fund të sezonit, ndonëse ekipi gjerman po kërkon mbi 30 milionë euro për kartonin e tij. 20-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Bayernit nga Ajaxi, por nuk është i kënaqur te bavarezët për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë sezon.
Ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në 24 paraqitje për Bayernin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Gravenberch ka edhe 11 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Holandës.