Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli synon transferimin e Gravenberchut

Ryan Gravenberch mund t’i bashkohet Premier Leagues në verën e këtij viti. Interesim për shërbimet e futbollistit të Bayernit ka shprehur gjiganti anglez, Liverpool.

Liverpooli dëshiron ta rinovojë mesfushën dhe futbollisti holandez shihet si një prej lojtarëve që do t’i shërbejë për të ardhmen. 20-vjeçari Gravenberch me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro.

Në edicionin aktual, Gravenberch ka kontribuar me një gol dhe një asistim në 27 ndeshje në të gjitha garat. Një gol ka shënuar edhe për Holandën në 11 ndeshje. Holandezi është produkt i Ajaxit.

Artikuj të ngjashëm