Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas Gravenberchit

Pas Liverpoolit edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e mesfushorit defensiv, Ryan Gravenberch, ka njoftuar “The Sun” të martën.

Bëhet e ditur se holandezi pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit dhe Arsenali po bën gati ofertën për transferimin e tij. Për kartonin e 20-vjeçarit thuhet se Arsenali është gati të ofrojë mbi 40 milionë euro.

Gravenberch iu bashkua Bayernit para fillimit të këtij sezoni nga Ajaxi, por nuk ka pasur hapësirë të madhe te bavarezët. Deri më tani ai ka regjistruar 26 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. Reprezentuesi i Holandës ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027.