Mesfushori Paul Pogba përfundimisht do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit anglez tashmë kanë vendosur ta nxjerrin francezin në shitje muajin e ardhshëm, pasi Pogba ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.
Për kartonin e Pogbas, Unitedi po kërkon të paktën 40 milionë euro dëmshpërbil për të mos e humbur falas në verën e vitit të ardhshëm.
28-vjeçari këtë sezon ka shtatë asistime në 13 ndeshje kurse në garë për transferimin e tij, janë Paris Saint-Germaini, Juventusi e Real Madridi.