Manchester Unitedi ka arritur marrëveshjen e plotë me Barcelonën për transferimin e Frenkie de Jongut, ka shkruar eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, të enjten.
Transferimi i De Jongut do të bëhet për 85 milionë euro në total. Megjithatë, De Jongu nuk dëshiron të largohet nga skuadra.
25-vjeçari është i lidhur me Barcelonën, klubin e tij të pëlqyer që nga fëmijëria.
Arsyeja tjetër që ai dëshiron të qëndrojë është se Barcelona do të luajë në Ligën e Kampionëve vitin tjetër, kurse Unitedi do të jetë pjesë e Ligës së Evropës, pasi përfundoi në vendin e gjashtë vitin e shkuar.