Interi raportohet se është edhe më afër transferimit të Alexis Sanchezit nga Manchester Unitedi.
Sipas “The Mirror”, klubi anglez ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet obligimi për blerje për 20 milionë euro në fund të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse raportohet se “Djajtë e Kuq” duan që marrëveshja të jetë huazim me obligim blerjeje, sipas medieve italiane, Interi nuk do të paguajë më shumë se 4.5 milionë euro pagë për lojtarin dhe do vetëm që blerja e tij të jetë opsionale për 15 milionë euro në sezon të fundit.
Kjo do të nënkuptonte që Unitedi të paguajë më shumë se gjysmën e pagës së lojtarit, edhe pse ai do të luajë në San Siro.