Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi dhe Arsenali dërgojnë oferta për Araujon

E ardhmja e Ronald Araujos te Barcelona mbetet e paqartë.

Raportohet se për mbrojtësin e Barçës janë të interesuara, Manchester Unitedi dhe Arsenali, të cilat tashmë kanë bërë oferta.

Araujo ka kontratë me klubin nga Katalonja deri në verën e vitit 2023.

Uruguaiani është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës prej vitit 2020. Ai ishte transferuar te Barça në vitin 2018 nga Boston River.