Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi afër Llorentes, shtohen gjasat për largimin e Lukakus

Manchester Unitedi raportohet se po udhëheq garën për të transferuar sulmuesin Fernando Llorente, gjë që do të lironte rrugën për Interin që ta transferojë Romelu Lukakun.

Sipas “SkySport Italia”, ish-ylli i Juventusit dhe Tottenhamit është afër marrëveshjes personale me Unitedin.

Nëse spanjolli zyrtarizohet në “Old Trafford”, kjo do t’i jepte Unitedit hapësirë për të shitur Lukakun.

Sot u raportua se Interi dërgoi një ofertë prej 73 milionë eurosh për belgun, por ajo u refuzua.

Në garë për Lukakun është edhe Juventusi.