Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi optimist se do të transferojë Lukakun

Krerët e Interit janë optimistë se do të transferojnë sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku për një çmim të volitshëm, njoftoi “The Independent” të martën.

Interi ka kërkuar gjatë gjithë afatit kalimtar të verës Lukakun. Ai aktualisht është duke stërvitur me Anderlechtin, pasi është lënë jashtë skuadrës së Manchester Unitedit, për shkak të ardhmes së paqartë, transmeton “Koha Ditore”.

Një lëvizje e sulmuesit belg po pritet të ndodhë, ndërsa për shërbimet e tij po insiston edhe Juventusi. Më herët Interi kishte ofruar afro 60 milionë euro për Lukakun, mirëpo oferta u refuzua nga Manchester Unitedi, që kërkoi së paku 80 milionë euro.

Krerët e Interit besojnë se do të mposhtin Juventusin në garë për Lukakun dhe se Unitedi do të pranojë ofertë më të vogël.