Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi 80 milionë euro për Belottin

Manchester United e kërkon me çdo kusht sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin.

Belotti pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, i cili po bën të pamundurën për të bindur Torinon që ta lejojë largimin e yllit të skuadrës.

Presidenti i klubit italian Urbano Cairo, ka kërkuar 100 milionë euro për lojtarin, por oferta e ‘Djajve të Kuq’ prej 80 milionë eurosh mund ta bëjë atë të mendohet mirë para se të marrë një vendim, transmeton kp.

Mourinho dëshiron t’ia besojë 23-vjeçar udhëheqjen e sulmit të Unitedit pikërisht sulmuesit italian i cili tek Unitedi do të shkonte për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimoviqin.

Manchesteri pëlqen edhe Alvaro Moratan.