Sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti do të vendos brenda pak ditësh nëse do ta rinovoj apo jo kontratën me Torinon që i skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Belotti me Italinë të dielën festuan titullin e dytë të Evropës pas triumfit ndaj Anglisë në penallti. Për Belottin interesim ka treguar skuadra e Romës, që do të drejtohet nga Jose Mourinho.
Torino kërkon rreth 30 milionë euro për sulmuesin pavarësisht që ka kontratë edhe një edicion, ndërsa Roma është e gatshme të shpenzoj deri në 18 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm