Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli dhe Unitedi në garë për Belottin

Liverpooli dhe Manchester Unitedi kanë hyrë në garë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin.

Të dy ekipet janë të gatshme të nisin negociatat me klubin italian për t’i siguruar shërbimet e Belottit për sezonin tjetër.

27-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2022.

Torino për ta liruar Belottin, po kërkon rreth 30 milionë euro.

Për sulmuesin italian interesim ka shprehur edhe Tottenhami, Milani, Roma dhe Napoli.