Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjigantët anglezë pas Belottit

Manchester United ka bërë hap të rëndësishëm për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Nga United, janë të gatshëm të ofrojnë 64 milionë paund, për ta sjellë lojtarin në “Old Trafford”, transmeton KTV.

Për Belottin është interesuar edhe Chelsea, me trajnerin Antonio Conte që e pëlqen shume lojtarin.

Sipas mediave pranë klubit torinez, londinezët kanë më shume përparësi, pasi lojtari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

23-vjeçari po kalon formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke realizuar 25 gola në Serie A.