Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea dhe Unitedi në garë për Belottin

Chelsea dhe Manchester Unitedi i janë bashkuar garës për transferimin e Andrea Belottit nga Torino.

Belotti ka zgjuar interesimin e klubeve europiane shkaku i formës së tij këtë sezon, duke realizuar 22 gola në 26 paraqitje për Torinon.

Real Madridi, Barcelona, Manchester City, Arsenali dhe Tottenhami më parë kanë shprehur interesim për 23-vjeçarin, por Calciomercato raporton se dy klubet tjera angleze kanë shprehur interesim për të.

Dy klubet angleze kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të parë nga afër italianin, i cili me gjasë do të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.

Torino dëshiron qëndrimin e tij, por Belotti ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë funteve në kontratën e tij të re dhe kjo mund të plotësohet nga klubet që kanë shprehur interesim për të.